Ky program i menaxhimit të peshës është krijuar nga mjeku ynë për t’ju ndihmuar në arritjen e objektivave rreth peshës dhe përbërjes së trupit.
Ky program mund të kryhet për tetë javë, duke filluar me një konsultim dhe vlerësim fillestar mjekesor (60 minuta), i ndjekur nga konsultime 30-minutëshe dhe peshime në intervale dy javore. Suporti online me mjekun tonë është i disponueshem kudo dhe kurdo.
Në konsultën fillestare, do të diskutohen synimet së bashku me rekomandimet për dietën dhe mënyrën e jetesës. Plani do të modifikohet sipas nevojës gjatë gjithë kohës.