WELLNESS ALBANIA CLINIC

Qendër Mjekësore Diagnostikuese

Ne jemi një qendër mjekësore diagnostikuese në Tiranë, e përqendruar në parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Për shumë vite, ofrojmë shërbimet tona të plota në fushën e mjekësisë, duke përfshirë diagnostikën dhe trajtimin, si në Mjekësinë Sportive, ashtu edhe në Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Shërbimet tona përfshijnë një gamë të gjerë të analizave mjekësore, ekspertizave të specializuara dhe këshillave të kujdesit shëndetësor. Ekipi ynë i mjekëve dhe teknikëve të kualifikuar është përgatitur për të shtuar vlerë në trajtimin dhe diagnozën e sëmundjeve tuaja.

Oraret

Kujdesemi për pacientët tanë çdo ditë të javës

 

E Hënë : 08:00 – 20:00

E Martë : 08:00 – 20:00

E Mërkurë : 08:00 – 20:00

E Enjte : 08:00 – 20:00

E Premte : 08:00 – 20:00

E Shtunë : 08:00 – 20:00

E Dielë : Mbyllur

Shërbime mjekësore

I gjithë stafi ynë mjekësor është i përkushtuar në ofrimin e kujdesit më të mirë të mundshëm për pacientët tanë. Ne mbështetemi në ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike me teknologjinë më të fundit për të siguruar diagnozën dhe trajtimin më të saktë për çdo pacient.

Klinika mjekësore

Klinika jonë ofron një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore, duke përfshirë rreth 24 specialitete të ndryshme, të cilat sigurojnë një kontroll në 360 gradë të shëndetit të çdo pacienti. Me mjekë të dalluar, të kualifikuar nga Shqipëria dhe nga jashtë vendit, ne jemi të përkushtuar në sigurimin e kujdesit më të mirë të mundshëm për pacientët tanë. Klinika jonë disponon një laborator analizash me aparatura të teknologjisë së fundit, të cilat janë të certifikuara për ekzaminime biokimike, hormonale apo imunologjike.

Mjekësia sportive

Ne ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore që përfshijnë ekzaminime të nevojshme për të vlerësuar aftësinë e një personi për të kryer aktivitete sportive. Këto përfshijnë trajtimin dhe rehabilitimin e problemeve nervore dhe muskulo-skeletike, si dhe konsultime në fushën e psikologjisë sportive. Shërbimet tona janë në dispozicion për të gjithë sportistët, qoftë ata profesionistë apo amatorë, dhe përmbulojnë të gjitha fushat dhe disiplinat sportive. 

 

Shëndeti dhe siguria në punë

Klinika Wellness Albania ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të shëndetit dhe sigurisë në punë, duke përfshirë dokumentimin e vlerësimit të riskut, mjekun e punës, dhe kartelizimin e punonjësve. Këto shërbime janë bazuar në ligjin shqiptar dhe atë europian për të siguruar përputhshmëri dhe përmbushje të plotë me standardet e kërkuara.

Çfarë na dallon si qendër mjekësore diagnostikuese në Tiranë?

Përveç përkujdesjes ndaj pacientëve tanë në Wellness Albania Clinic, për t’u siguruar që çdo pacient do të marrë shërbimin e nevojshëm edhe për sëmundjet më të veçanta apo trajtimet e tyre kirurgjikale, kemi vënë në dispozicion departamentin e HEALTH TOURISM, duke e vënë pacientin në kontakt të drejtpërdrejtë me mjekët më të mirë specialistë vendas e të huaj.

Profesionalizëm
Ekipi ynë është i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Suporti
Jemi këtu për t’ju udhëzuar dhe për të përgjigjur në pyetjet tuaja shëndetësore.

Kujdesi ndaj pacientëve:
Për ne, ju jeni gjëja më e rëndësishmja. Përpiqemi për tju bëre të ndjeheni të vlerësuar duke ju dhënë gjithë mbështetjen tonë.

Teknologji të fundit
Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe pajisjeve të avancuara garanton rezultate të saktë dhe të shpejta.

Ekzaminimet imazherike që ne ofrojmë janë të shumta duke filluar nga: Ekografi të të gjitha llojeve ( eko gjiri, abdominale, tiroide, testesh, Doppler, indeve të buta etj), Ro-grafi (grafi e kolonës vertebrale pa ndërprerje me opsionin orto në rastet e dyshimit për Skolioze, ro-grafi pulmoni, sinusesh, genu, manu etj), CT-skaner me kontrast IV dhe ORAL ose pa kontrast (pulmoni, abdominal,koke,qafe etj), Mamografi, DEXA ose Densitometria, marrje e materialit për biopsi nga gjiri, mushkëria, veshka, hepari  etj.

Na kontaktoni

Profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor janë të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët.

Partnerët tanë

Lajmet dhe Eventet

Merrni informacionin më të fundit në lidhje me qendrën tonë mjekësore, lajmet e kompanisë dhe më shumë.