Ne jemi qendra e parë mjekësore në të gjithë Shqipërinë, që merret ekskluzivisht me mjekësinë e punës, duke realizuar shërbime profesionale pranë klientëve tanë.
Nga Qendra e Mjekësisë së Punës sh.p.k. ofrohen shërbimet, që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë në punë, si më poshtë:
1- Kontrollin mjekësor bazë;
2-Ekzaminimet individuale;
3- Plotësimin e “Deklaratës për pajtimin e gjendjes shëndetësore të personit me punën që kryhet”, në përfundim të vizitës mjekësore profesionale, ku tregohet shkalla e pajtimit të gjendjes shëndetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, si dhe shënime dhe rekomandime të posaçme për punëdhënësin;
4- Përcakton llojin e ekzaminimit mjekësor profesional që do të kryhet;
Referon që një punëmarrës duhet të kryejë ekzaminime mjekësore profesionale shtesë. Gjatë çdo vizite mjekësore profesionale, mjeku i punës kërkon, nëse e gjykon të nevojshme, informacion shtesë nga mjeku i familjes së punëmarrësit, që i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor profesional, me qëllim plotësimin e informacionit në “Raportin e kontrollit shëndetësor në punë”. Nëse rezultatet e marra nga ekzaminimi mjekësor profesional nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar përshtatjen e gjendjes shendetësore të punëmarrësit me punën që do të kryhet, mjeku i punës e dërgon punëmarrësin te mjekët e tjerë specialiste, për kryerjen e vizitës mjekësore profesionale.
Nëse gjatë ekzaminimit mjekësor profesional në punë diagnostikohet një sëmundje që nuk lidhet me punën dhe që nuk është diagnostikuar apo trajtuar më parë, mjeku i punës e referon punëmarrësin për ndjekje të mëtejshme nga mjeku i familjes. Diagnoza e re dhe rezultatet e ekzaminimeve të kryera dokumentohen dhe ruhen nga mjeku i punës;
5- Mjeku i punës rekomandon në kartelën e shëndetit në punë përdorimin e detyrueshëm të mjeteve kolektive e individuale të mbrojtjes, si dhe masa të posaçme për mbrojtjen e shëndetit të punëmarrësit në vendin e punës. Nëse deklarohet se gjendja shëndetësore e një punëmarrësi nuk përshtatet me punën që do të kryhet, mjeku i punës vepron, si më poshtë vijon:
a) Përshkruan trajtimin mjekësor, jep rekomandime per riaftësimin dhe ndjekjen në vazhdimësi, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për aksidentet në punë dhe mjekësisë së punës, duke zbatuar sistemin e referimit të kujdesit shëndetësor në punë;
b) Nëse është e nevojshme, dërgon punëmarrësin për kontroll te mjeku i familjes/ mjeku tjetër specialist për trajtim jashtë institucionit, sipas sistemit të referimit të kujdesit shëndetësor.
6- Rekomandon masat e nevojshme për mbrojtjen në punë.
7- Rekomandon kohën e duhur për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore shtesë pas përfundimit të një trajtimi, me qëllim vlerësimin nëse problemet shëndetësore, të shkaktuara nga faktorët e dëmshem të mjedisit të punës apo problemet shëndetësore, të cilat kanë shkaktuar një aksident ose sëmundje profesionale, janë eliminuar dhe gjendja shëndetësore e punëmarrësit përshtatet me punën që do të kryhet. Punëmarrësit, që janë të ekspozuar ose kanë qënë të ekspozuar ndaj faktorëve të riskut në vendin e punës dhe dyshohen për një sëmundje profesionale, mund të kërkojnë një kontroll të specializuar të shëndetit në punë nga mjeku i punës/mjeku i sëmundjeve profesionale ose nga mjekë specialistë të tjerë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për këtë çështje.