Qendra e Mjekësisë së Punës sh.p.k., e njohur me emrin tregtar Wellness Albania Clinic, operon në tregun shqiptar për një periudhë shumëvjecare. Ne ofrojmë shërbime me profesionalizëm që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, duke filluar nga dokumenti i vlerësimit të rrezikut, kartelizimi i punonjësve, checkup në vendin e punës, dhe shërbime të tjera, pavarësisht numrit të punonjësve apo kategorisë së rrezikut që ata ekspozohen, nga më i uli deri te më i larti.
Wellness Albania Clinic ka një përvojë të gjatë në tregun e punës dhe ka prej shumë vitesh bashkëpunime të suksesshme me kompani të ndryshme dhe prestigjioze, duke përfshirë projekte të mëdha kombëtare. Po ashtu, kemi marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha kompanitë e sigurimeve private në Shqipëri dhe ofrojmë produkte të personalizuara.
Të gjitha shërbimet tona janë të standardizuara në bazë të certifikimeve ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001.