Mjekësia e punës

Siguria në vendin e punës është një nga përgjegjësitë kryesore të punëdhënësit. Si punëdhënës ju thjesht duhet të mbani dhe ofroni një vend pune të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ne kemi njohuritë gjithëpërfshirëse, përvojën e gjerë për të përpiluar dhe komponentët më të lartë të sigurisë për të ndihmuar kompaninë tuaj të minimizojë aksidentet dhe orët e humbura të punës si dhe të mbajë një nivel të lartë produktiviteti, të rrisë përfitimet dhe të reduktojë përgjegjësinë.

Punëdhënësi ka detyrimin ligjor të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor të punëmarrësve gjatë kryerjes së aktivitetit në punë. Sipas Kodit të Punës dhe legjislacionit në fuqi, punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet që lidhen me punën dhe duhet t’i kualifikojë punëmarrësit për respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe higjienës.

Punëdhënësi për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjet profesionale duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit teknik.
WELLNESS ALBANIA CLINIC sipas kërkesës suaj, ofron me profesionalizëm ekspertizën e saj për shërbimet e përshkruara më poshtë.

Na Kontaktoni

Për tu njohur më mirë me shërbimet tona!

+355(0)69 700 9090

Mjeku i Punës

Ne jemi qendra e parë mjekësore në të gjithë Shqipërinë, që merret ekskluzivisht me mjekësinë e punës.

ORARI I PUNËS

  • Monday - Friday 08:00 - 20:00
  • Saturday 08:00 - 20:00
  • Sunday Pushim

Rreth nesh

Ne jemi qendra e parë mjekësore në të gjithë Shqipërinë, që merret ekskluzivisht me mjekësinë e punës, duke realizuar shërbime profesionale pranë klientëve tanë.

  • Kontrolli mjekësor bazë
  • Raporti i kontrollit shëndetësor në punë
  • Raporti i kontrollit shëndetësor në punë
  • Kartela e shëndetit
Zbulo më shumë

Kontrollin mjekësor bazë

Çdo shtetas me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, që i përket grupmoshës 35-70 vjeç ka të drejtën e kontrollit mjekësor bazë, pa diskriminim dhe është pa pagesë për shtetasit përfitues të programit.

Raporti i kontrollit shëndetësor në punë

Raporti i kontrollit shëndetësor në punë është dokumenti që tregon nëse një punëmarrësështë i aftë apo jo fizikisht dhe mendërisht, për të kryer çdo punë të veçantë, në bazë të ekzaminimit të shëndetit në punë.

Rekomandime tek specialistët

Rekomandime tek specialistët është një rekomandim për konsultë te mjeku specialist, lëshuar nga mjeku i familjes pranë Qendrës Shëndetësore ku janë të regjistruar.

Ekzaminimet individuale

Ekzaminimet individuale, përcaktohen nga mjeku i punës/mjeku i sëmundjeve profesionale apo specialistët e tjerë.

Trajtime mjekësore

Trajtim mjekësor është procedurë fizike, kimike, biologjike ose psikologjike që shërben për parandalimin, diagnostikimin, mjekimin, shërimin, rehabilitimin dhe qëllimet e tjera që rezultojnë ose mund të rezultojnë me ndryshime në shëndetin e qytetarit.

Kartela e shëndetit

Të gjitha të dhënat mjekësore të pacientit plotësohen në kartelën e shëndetit personale nga mjeku i familjes ose mjekë të tjerë specialist.

Galeria

25

Specialitete

500

Shërbime

30

Mjek Specialist

Na kontaktoni për më shumë informacion ose rezervoni një takim