Terapia e vitaminoze intravenoze është një metoda e injektimit të lëndëve dhe substancave të përqendruara në organizem përmes një rruge venoze. Shpesh përdoret për të siguruar hidratim të mire, përqëndrim të nevojshëm të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve direkt në organizem për funksionim optimal te organizmit. Perdorimet dhe përfitimet prej saj janë tashmë të përhapura dhe të njohura në gjithë botën.
Mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të energjisë, zvogëlimin e inflamacionit, përmirësimin e performancën dhe rekuperimin e shpejte ne atletete, rritjen e imunitetit, rritjen e hidratimit, përmirësimin e aftësisë për të eliminuar toksinat, ndihmon përpjekjet për humbje peshe, dhe madje përmirëson pamjen e lëkurës përmes hidratimit dhe prodhimit të kolagjenit.
Terapia IV lejon që lëndët ushqyese të anashkalojnë sistemin tretës, duke rezultuar në një shkallë përthithjeje 90-100% kundrejt një norme përthithjeje 20-50% kur vitaminat merren nga goja. Administrimi i terapisë IV në mënyrë të sigurtë dhe efektive kërkon mbikëqyrje nga një specialist i fushës, të cilët përgjithësisht janë të trajnuar në fushën e mjekësisë funkaionale , antiaging dhe mjekësisë integrative, të cilët do ndjekin me kujdes situatën tuaj shendetësore dhe do personalizojnë trajtimin tuaj në bazë të nevojave qe ju keni.
Infuzionet e vitaminave duhet gjithashtu të personalizohen për nevojat shëndetësore të pacientit bazuar në rezultatet e fundit laboratorike. Ndërsa shumë protokolle të terapisë IV ndihmojnë në adresimin e mangësive ushqyese te pacientët, ato gjithashtu shpesh mund të përshkruhen si një plotësues i programeve estetike dhe balancimit të hormoneve.