Objekti i Qendrës Mjekësisë së Punës bazohet në detyrimin që ka çdo subjekt për t’i ofruar çdo punonjësi shërbimin e mjekut të punës, parashikuar në ligjin nr.10237 “Për afësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”, neni 23, pika 1. “Çdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor, nëpërmjet mjekut të punës, të përshtatshëm për rreziqet që paraqet vendi i punës”.
Objekti i Qendrës Mjekësisë së Punës
Qendra e Mjekësisë
Një vend për të realizuar e përmbushur të gjitha nevojat e shëndetit tuaj të punës. Pavarësisht nëse keni 1 punonjës ose 10,000, Qendra e Mjekësisë së Punës mund t’ju ndihmojë të mbani punëtorët tuaj të sigurt dhe të shëndetshëm në punë. Ne ofrojmë gjithçka që ju nevojitet për të mbajtur në punë dhe të shëndetshëm forcën tuaj punëtore, nga kujdesi mjekësor që lidhet me vendin e punës dhe ekzaminimet specifike deri tek terapia fizike. Ju mund të gjeni të gjitha këto shërbime shëndetësore profesionale nën një çati, në cilindo vend ose sado larg që shoqëria Juaj ndodhet në mbarë vendin. Mjekët tanë specialistë do të jenë pranë jush për të përmbushur me përpikmëri të gjitha detyrimet mjekësore dhe ligjore në fuqi dhe çdo këshillë apo ndjekje mjekësore. Qendra e Mjekësisë së Punës është garancia për një kujdes profesional, për të gjitha nevojat tuaja shëndetësore të fuqisë punëtore.
ÇFARË PËRMBAN DOSJA HSE
◦ Raporti i dokumentit të vlerësimit të riskut sipas (ligjit 10 237 dt 18/02/2010), duke i bashkëngjitur vlerësimin e rreziqeve specifike.
◦ Fletore e instruktimit periodik.
◦ Planet e evakuimit.
◦ Plani i menaxhimit të emergjencave.
◦ Politikat e HSE.
◦ Përcaktimi dhe dorëzimi në formë dixhitale i sinjalistikës.
◦ Dorëzimi i formularëve dhe regjistrave HSE.
◦ Informimi i punëtorëve.
◦ Këshilli i sigurisë.
◦ Regjistri i aksidenteve në punë.
PJESË E DOSJES HSE
– Informimi i punëtorëve për Njoftimin, Hetimin, Regjistrimin dhe Raportimin e Ngjarjeve dhe aksidenteve në punë. (sipas Kreut V të Ligjit Nr. 10 237 dt. 18/02/2010 dhe VKM nr. 312 dt. 05/05/2010 aneksi III).
– Regjistri i dorëzimit të PMI (Paisjet Mbrojtëse Intividuale).
– Plani i menaxhimit të emergjencave, Menaxhimi i emergjencave dhe planit të evakuimit (Ligj Nr.10 237 dt. 18/02/2010).
– Plani operativ i sigurisë (VKM nr.312, datë 05/05/2010 neni 2, shkronja j)
– Plani i sigurisë dhe koordinimi. (VKM nr.312, datë 05/05/2010, neni 11,aneksi VI,
seksioni 1).
– Zgjedhja e personit përgjegjës për sigurinë. (VKM nr.107 dt.09/02/2011)
– Mbrojtjen nga zjarri.
– Mjekësia e punës dhe mjekut kompetent.
Siguria dhe shëndeti i secilit prej nesh në ambientet e punës janë prioritet!
Baza ligjore
● LIGJ Nr. 10 237, datë 18.2.2010 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË
● VKM Nr 312, datë 5.5.2010, për miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”
● VKM Nr. 1012, datë 10.12.2010 për miratimin e Rregullores “Për sinjalet në kantier dhe vendin e punës”.
● VKM Nr.107, datë 09.02.2011“ Për përbërjen, rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Përfaqësuesit të Punëmarrësve’’
● VKM Nr.108 datë 09.02.2011“Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë’’
● VKM Nr. 562, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Përdorimin e Pajisjeve të Punës në Vendin e Punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2007/104/KE te BE- se).
● VKM Nr. 563, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale në Vendin e Punës”( kjo VKM ka transpozuar direktiven 89/656/ KEE te BE-se).
● VKM Nr. 564, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Vendin e Punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 89/654/KEE te BE-se).
● VKM Nr. 520, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me kancerogjenët dhe mutagjenët në punë” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2004/37/ KE te BE-se).\
● VKM Nr. 521, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për punën me pajisje me ekran shfaqës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 90/270/KEE te BE-se).
● VKM Nr. 522, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me agjentët kimikë në punë” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 98/24/KE te BE-se).
● VKM Nr. 523, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për mbrojtjen e punëmarrësve lidhur me punën e krahut me ngarkesa” dhe shfuqizimin e paragrafit 15.1 deri 15.10, të Shtojcës V, të VKM Nr. 312, datë 5.5.2010, të “Për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier” ”( kjo VKM ka transpozuar direktiven 90/269/KEE te BE-se).
● VKM Nr. 550, datë 27.8.2014 për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2000/54/KE te BE-se).
● VKM Nr. 841, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me dridhjen mekanike në vendin e punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2002/44/KE te BE-se).
● VKM Nr. 842, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me zhurmën në vendin e punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2003/10/KE te BE-se).
● VKM Nr. 844, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin jojonizues në vendin e punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2004/40/KE te BE-se).
● VKM Nr. 843, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin optik në vendin e punës”.(kjo VKM ka transpozuar direktiven 2013/35/KE te BE-se).
● VKM Nr. 632, datë 15.7.2015 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin nr. 108, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”.
● VKM Nr. 384, datë 6.5.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve në risk nga atmosferat shpërthyese” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 1999/92/ KE te BE-se).
● VKM Nr. 634, datë 15.7.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për prezantimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja”.
● VKM Nr.709, datë 26.8.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe të shëndetit në punë në bordin e mjeteve lundruese të peshkimit”( kjo VKM ka transpozuar direktiven 93/103/EEC te BE-se).
● VKM Nr. 969, datë 2.12.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit të punëmarrësve në industritë minerare nxjerrëse, sipërfaqësore dhe nëntokësore”(kjo VKM ka transpozuar direktiven 92/104/EEC te BE-se).
● VKM Nr.484 datë 29.6.2016 “Për miratimin e rregullores për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me asbestin në vendin e punës” (kjo VKM ka transpozuar direktiven 2009/148 / EC te BE-se).
● VKM nr 108, date 15.02.2017 “Për Miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e fëmijëve në punë” (kjo VKM ka transpozuar direktiven 94/33/EC te BE-se).
● VKM Nr. 594, datë 01.07.2015 “Për Miratimin e listës së sëmundjeve profesionale”.
● VKM Nr. 639 datë 07.09.2016 “Për rregullat, procedurat dhe llojet e testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës që kryejnë punëmarrësit, si dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit mjekësor në punë”.
Ligjet, VKM-të dhe rregulloret e Inspektimit ne Pune
● Ligji Nr. 10433 datë 16.06.2011 “Për inspektimin në RSH”
● Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995” Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
● Ligji Nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për Inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, i ndryshuar.
● Ligji i Nr. 10237, datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.
● Ligji “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.