Teknika e çlirimit aktiv (ART) është aplikimi i protokolleve të avancuara per indet e buta që trajtojnë mbingarkesen muskulare, traumën dhe dëmtimet nga bllokimi i nervave. Muskujt, tendinat, ligamentet dhe nervat manipulohen për të rritur lëvizjen e qetë dhe për të rivendosur funksionin dhe lëvizshmërinë e muskujve.
ART përfshin përdorimin e lëvizjes aktive nga terapisti dhe pacienti duke ushtruar presion të saktë dhe qellimshem në muskuj. Shiritat e dendur të indeve janë te aderuar duke shkaktuar kufizim ne levizje dhe dhimbje. Pasi zona të lirohet, qarkullimi i gjakut rikthehet dhe shërimi behet i mundur.